BRITANI E MADHE-Qielli që ngjyroset me ngjyra jeshile dhe vjollcë. Në orët e fundit përdoruesit britanik të Twitterit kanë publikuar foto të agimit polar.
Fenomeni i mrekullueshëm atmosferik, që ndodh më shumë në vendet skandinave dhe shumë rrallë në Britaninë e Madhe, është manifestuar mbrëmë ne Skoci, Galles dhe Angli.
Të shumta kanë qenë ngjyrat dhe dritat që kanë ndriçuar brigjet, urat dhe statujat e të gjithë vendit.
(da.xha/BalkanWeb)
