Të paktën 31 civilë janë vrarë në Iran që nga fillimi i demonstratave, të shtypura nga forcat e sigurisë, në protestat kundër vdekjes së Mahsa Amini, 22-vjeçares që vdiq ndërsa ishte në paraburgim nga policia për shkak të mosmbajtjes së rrobave të hixhabin në mënyrë korrekte.

Kjo u bë e ditur sot nga OJQ-ja Iran Human Rights (IHR) me seli në Oslo.

“Populli iranian doli në rrugë për të luftuar për të drejtat e tij themelore dhe dinjitetin e tij njerëzor (…) dhe qeveria po u përgjigjet këtyre demonstratave paqësore me plumba”, denoncoi drejtori i OJQ-së Mahmood Amiry-Moghaddam.

(Ansa/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: