Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” ka folur mbi sulmet kibernetike që goditën vendin teksa deklaroi se Irani është një nga potencialet më të mëdha gjeopolitike në botë dhe se sulmi i tyre ndaj nesh është një barrë e madhe për shpatullat e Shqipërisë.

Mediu po ashtu u shpreh se këshilli i Sigurisë nuk ka funksionuar ndonjëherë si duhet dhe sugjeroi krijimin e një agjencie kombëtare për analizimin dhe krijimin e hapave që duhen ndjekur në lidhje me sigurinë në vend.

“Microsoft punon prej kohësh me AKSH-in por siguria kibernetike nuk është te AKSH-i. Ajo është në infrastrukturën që ka të bëjë me energjinë, sektorin fiskal, etj. Duhet filluar sa më parë duke parë edhe bashkëpunimin me SHBA-të.

Lufta nisi kur pranuam rezistencën iraniane. Irani është një nga potencialet më të mëdha, jo vetëm nga potenciale kibernetike por edhe nga influenca gjeopolitike që ka. Sulmi nga ta është një barrë e madhe për shpatullat tona. Çështjet e sigurisë nuk janë të qeverisë por janë të shumë institucioneve. Këshilli ynë i Sigurisë Kombëtare nuk ka funksionuar si duhet, prandaj mendoj ndërtimin e një agjencie kombëtare për analizimin dhe krijimin e hapave qe duhet te ndjekim në lidhje me sigurinë. Duhet të ketë një institucion analize dhe kërkimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb