TIRANE – Burime diplomatike nga Athina pohuan për Top Channel se ka bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë.
Nisjen e këtyre bisedimeve e ka konfirmuar edhe zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, e pranishme në panelin e “Top Story”, mbrëmjen e sotme.
“Nuk ka marrëveshje me Greqinë për refugjatët, por ka bisedime dhe zgjidhja do të jetë në kuadrin europian”, – tha Gjebrea.
(er.nu/BalkanWeb)