Super goli i Myrto Uzunit ishte një nga gjërat e vetme pozitive nga sfidat ndaj Izraelit. Sulmuesi po kalon një moment fantastik te Granda, por për fat të keq një dëmtim në tendinë nuk e lejoi të ishte në fushë nga minuta e parë.
Pavarësisht këtij detaji, Uzunit i mjaftuan pak minuta për të realizuar një super gol. Për fat të keq, perla e Uzunit nuk mjaftoi të dilnim qoftë dhe më një pikë. Edhe këtë herë, Uzuni nuk nguroi t’ia dedikojë të dashurës së tij golin e shënuar. Nuk mungoi as reagimi i të saj në rrjetet sociale:
“Pavarësisht një përfundimi të kotë, ti e di që je më i miri dhe do të jesh gjithmonë. Jam krenare pafund për ty dhe do të më kesh në krah në çdo hap të jetës tënde. Të dua drita ime”, shkruan bukuroshja e Uzunit.
(BalkanWeb)