Dy ditë më parë, Wanda Nara njoftoi përmes rrjeteve sociale përfundimin e lidhjes me Mauro Icardin. Megjithatë, sot, sulmuesi argjentinas ka postuar një foto në Instagram Stories ku shihet në një videotelefonatë me modelen dhe showgirl-in argjentinas.
Ka qenë vetë Icardi që e ka fshirë më pas postimin.
Në një tjetër Story, më pas, ish-sulmuesi i Interit i dërgon asaj një puthje. Historia mes tyre duket e destinuar të kthehet në një telenovelë.
(BalkanWeb)