Të zgjohesh si kryeministrja e re e një koalicioni të partive të djathta, në Italinë e prirur për të votuar majtas prej një dekade, duket se ka qenë adrenalinë e tepruar për lideren e “Vëllezërve të Italisë”, Giorgia Meloni.

Vetëm 48 orë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe kur rezultatet tashmë janë të konfirmuara nga Ministria e Brendshme me qendrën e djathtë që fiton bindshëm Dhomën e Deputetëve dhe Senatin, Meloni ka zgjedhur palestrën për të çliruar energjitë e përftuara.

Nën shoqërinë e trajnerit të saj personal, të famshmit Fabrizio Iacorossi, i cili gjithashtu stërvit Emma Marrone dhe Ilray Blasi, kryeministrja e re e Italisë shfaqet e sfilitur, teksa përpiqet të mbajë veten në formë, pasi detyra të rëndësishme e thërrasin në vijim.

Videoja është postuar në Instagram nga trajneri i VIP-ave italianë, pronar i XCross Roma Training.

“Mirëmëngjesi, sot është e hënë… ka të hënë dhe të hënë…” e nis ai duke u inkuadruar me celularin përpara palestrës. Dhe menjëherë pas tij shfaqet një Giorgia Meloni me një xhup klasik gri që buzëqesh dhe të gjithë e kuptojnë përse.

“Ne stërvitemi, nxjerrim avull, ulim tensionin dhe përgatitemi për… për gjëra të mëdha”, vazhdon Meloni, e cila me buzëqeshje dërgon dhe puthje për mbështetësit e saj.

“Vazhdojmë”, përfundon Iacorossi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb