Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka folur për sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Ai është shprehur se këto sanksione që janë vendosur ndaj Moskës kanë ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë.
Orban është treguar kritik ndaj Perëndimit, duke theksuar se qeveria hungareze garanton furnizimin me energji të vendit, duke shtuar se heqja e sanksioneve kundër Rusisë do të përgjysmonte çmimin e energjisë.
“Nëse hiqen sanksionet kundër Rusisë, ekonomia evropiane do të mund të rimëkëmbet”, tha Orban.
(BalkanWeb)
