Ekspozita “Bota e Robotëve” e hapur në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, pret shumë robotë, nga robotët që janë shfaqur në filma e deri tek ata që ndihmojnë në punët e shtëpisë.
Ekspozita e hapur në galerinë e “Klovicevi Dvori”, mundëson që entuziastët të shohin nga afër robotë të shumtë duke filluar nga karakteret e filmit “Star Wars”, robotit terminator dhe robotit Wall-e.
Qeni robot “Koko” ishte në fokus të ekspozitës,ndërsa edhe macja robot që ecte nëpër zonën e ekspozitës u ndjek me interes. Ekspozita në Zagreb do të qëndrojë e hapur 3 muaj.