SERBI- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, deklaroi sot se në Serbi do të ishte i domosdoshëm referendumi për hyrjen e mundshme në NATO. Ndërkohë, ai ka shprehur rezervat e tij nëse do të kalonte ky referendum.

“Për neve nuk është i domosdoshëm referendumi për marrëveshje të ndryshme, por për çështjen e hyrjes së mundshme në NATO, do të ishte i domosdoshëm”, pohoi Nikolliç për Agjencinë ruse të lajmeve, TASS.

Më tej presidenti i Serbisë tha se: “që kjo çështje të jetë në referendum, por ajo nuk mund të kaloj”.
Ndërkohë, Nikolliç ka theksuar se në Serbi nuk ka numër të mjaftueshëm të qytetarëve që do të dëshironin që Serbia të jetë anëtare e NATO-s.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: