Në autostradën Durrës-Tiranë marret peng një person.

Mësohet se personi i marrë peng dyshohet të jetë Indrit Beqiraj, i skeduar si trafikues lëndësh narkotike. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa ngjarja mbetet ende e paqartë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj tha për BalkanWeb se policia është vënë në kërkim të autorëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb