Eduard Rroca ishte protagonist absolut në fitoren 1-2 të Istanbulspor në fushën e Karagumruk, sfidë kjo që shkoi për llogari të Superligës turke.Pas golit të parë të vendasve, lojtari shqiptar i hap rrugë përmbysjes së miqve në minutë ne 69-të. Një koordinim perfekt me kokë, me portierin Viviano që nuk mundi të bëjë asgjë në atë rast.

Për 29 vjeçarin shqiptar ky është goli i parë në elitë, teksa në 2 sezonet e mëparshme me këtë skuadër në Turqi, ka luajtur për Ligën e Parë. Ish-futbollisti i Kukësit dhe Luftëtarit po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm te skuadra e Istanbulspor, e cila drejtohet nga Korkmaz.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: