Familja e Hilarias dhe Alec Baldwin nuk ka reshtur së rrituri që kur u krijua. Vetëm më 22 shtator çifti mirëpriti fëmijën e tyre të shtatë, Ilaria Catalina Irena. Së fundmi, mami ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto me të gjithë fëmijët, duke i cilësuar ata si një “ekip ëndrrash”.

Çifti ka gjithashtu 9-vjeçaren Carmen Gabriela, 7-vjeçarin Rafael Thomas, Leonardo Ángel Charles 6 vjeç, 4-vjeçarin Romeo Alejandro David, Eduardo “Edu” Pao Lucas 2 vjeç dhe Maria Lucia Victoria 18 muajshe.

Në një postim të fundit, gruaja 38-vjeçare e aktorit dhe mësuesja e jogës i shkruan një “letër” anëtarit më të ri të familjes së tyre, duke komentuar se emrat e të dyve (Hilaria, Ilaria) “do të thotë “të lumtur” dhe të ndarë. kjo e përbashkët me ty është një nder për mua.” Ajo pranoi se ndihet “e rraskapitur” duke u përpjekur të përballojë këtë tranzicion, por së bashku me Alec “ne po përpiqemi të jemi prindërit më të mirë që mund të jemi, duke qenë sa më të pranishëm dhe aktivë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb