Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se vendimet e kryeministrit Albin Kurti, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënësit, janë antikombëtare e antinjerëzore.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.

“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!”, ka thënë Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb