Tre persona kanë mbetur të plagosur paraditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Mësohet se një automjet tip ‘Opel’ i cili drejtohet nga një grua ka dalë nga rruga në afërsi të rreth rrotullimin të Grabianit.

Manovra e gabuar e drejtueses ka bërë që mjeti fillimisht të përplaset me barrierën e trafikëndarëses dhe më pas të përfundojë i përmbysur në kanal përbri autostradës.

Tre të plagosurit, gruaja bashkë me një çift të moshuarish janë transportuar në Spitali e Leshnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Nga informacionet paraprake, shkak ka qenë manovra e gabuar në parakalim e drejtuese së mjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: