Një ekspert mjekësor u kontaktua për t’u pyetur mbi rolin e ketaminës nga Roula Pispirigou, gjatë kohës kur ajo ishte në burg.

Mjeku i Thesalisë, Christos Kravvaritis, është personi me të cilin ka folur 33-vjeçarja, e cila akuzohet për vrasjen e 3 vajzave të saj. Komunikimi i parë nëpërmjet avokatëve të saj ka qenë ditën e arrestimit të saj, në fund të marsit të kaluar. Në atë kohë, ai i kishte thënë asaj se nuk shihte asnjë mundësi për veprimtari kriminale.

“Dita kur kam shqyrtuar 2 raportet mjeko-ligjore të vajzave ka qenë dita kur është arrestuar 33-vjeçarja”, tha zoti Kravvaritis.

“Kur lexova dosjet mjeko-ligjore të Malenës dhe Iridës, rastësisht më thirri e akuzuara. Unë i thashë që nuk ka nevojë për një konsulent teknik, sepse duke qenë se kolegët i qëndrojnë këtyre raporteve, mendoj se të gjitha gjetjet konvergojnë në një rezultat patologjik dhe nuk ka arsye që ajo të paguajë disa njerëz në atë cilësi”, tha mjeku.

Ndërkohë mësohet se komunikimi i dytë ishte bërë gjatë kohës që ajo ishte në qelinë e burgut. “Një muaj pas burgosjes së saj ndërsa ishte në paraburgim, ajo më pyeti për ketaminën, pasi donte disa informacione. Ishte verë, mendoj korrik”, tha Christos Kravvaritis, i cili u tregua i rezervuar rreth çështjes në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb