Raportohet se ditën e sotme pranë qytetit të Elbasanit janë ndjerë lëkundje të forta sizmike.

Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4 të shkallës Rihter, ndërsa tërmeti u ndje në orën 14:54 minuta, epiqendra 13 km në perëndim të Elbasanit, dhe 24 kilometra në jug-lindje të Tiranës.

Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 10 kilometra ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa qytete.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb