Polonia u ka kërkuar qytetarëve të saj në Bjellorusi të largohen nga vendi. Kjo thirrje vjen pasi marrëdhëniet mes dy vendeve po përkeqësohen për shkak të luftës në Ukrainë.
“Ne u rekomandojmë qytetarëve polakë që qëndrojnë në territorin e Republikës së Bjellorusisë të largohen nga territori i saj me mjete tregtare apo edhe private”, ka thënë qeveria polake në thirrjen drejtuar qytetarëve të saj.
Ndërkohë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ka zhvilluar bisedime me Bridget Brink, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, pas sulmeve raketore të Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet e Rusisë ndaj objekteve infrastrukturore të Ukrainës dhe janë të përkushtuara të mbajnë Rusinë përgjegjëse për krimet e luftës dhe mizoritë e kryera në vendin tonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj!” tha Zelenskyy.
(BalkanWeb)
