Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se Rusia është e hapur ndaj diplomacisë.

Ajo ka theksuar se inkurajimi i Uashingonit ndaj Ukrainës për një ‘gjendje armiqësore’ ndërlikon përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

“Sa më gjatë që Uashingtoni të inkurajojë armiqësinë e Kievit dhe të inkurajojë, në vend që të parandalojë veprimet terroriste të diversantëve ukrainas, aq më e vështirë do të jetë gjetja e zgjidhjeve diplomatike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: