Identifikohet viktima 17 vjeç që u vra mesditën e sotme në qendër të Klosit, si dhe emri i autorit të dyshuar. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima është identifikuar si Kenado Shira, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet se është B. Mjeshtri, i cili është shpallur në kërkim.

Pak minuta pas transportimit në spital, ka ndërruar jetë edhe babai i 17 vjeçait, Ilir Shira.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 14:30 të ditës së sotme, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë fillimisht 17-vjeçari ndërsa 3 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe babai i viktimës që humbi jetën më pas.

Dyshohet se mes fisit Shira dhe Mjeshtri ka pasur konflikte të vazhdueshme, që sot çuan në këtë tragjedi të rëndë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: