Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley, në një komunikim për mediat në Bruksel ka deklaruar se nëse Serbia dëshiron të përshpejtojë negociatat, atëherë duhet të zgjidhë çështjen e harmonizimit me politikën e jashtme të Bashkimit.

Gjithashtu ai theksoi se Serbia kohët e fundit ka bërë lëshime në dialogun me Prishtinën duke përmendur marrëveshjen e arritur për kartat e identitetit që u arrit këtë verë.

Varheley, duke prezantuar pakon e raporteve të progresit për partnerët nga Ballkani Perëndimor, tha se Komisioni Evropian vlerëson se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por kërkon që Prishtina të jetë më konstruktive në dialogun me Beogradin.

“Ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç na duhet Beogradi që ta bëjë këtë”, ka thënë Varheley..

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: