Inter përjetoi një natë magjike në “Camp Nou”, i dhuroi Barçës një leksion futbolli duke shtyrë ekipin bluagrana në buzë greminës. Sfida vijon këtë të enjte në faqet e para të mediave sportive:
“Britma e Inter, natë magjike në Champions”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.
“Inter bën Barcelonën të dridhet, tani mjaftojnë tre pikë kundër Viktoria”, shkruan Corriere në faqen e parë.
Në Spanjë atmosfera është shumë e zymte, për të dytin vit radhazi Barcelona është me një këmbë jashtë Champions League:
“Në prag fatkeqësie, është titulli i përzgjedhur nga AS. Në të njëjtën linjë ishte edhe e përditshmja tjetër Marca: “Çdo vit në prag fatkeqësie”. Një titull interesant kishte përzgjedhur SPORT: “Në jetë mrekullisht”, duke u kapur pas matematikës. “KO virtual”, shkruan Mundo në faqen e parë.
(BalkanWeb)