Ka nisur protesta e pedagogëve përballë Universitetit të Arteve. Pedagogët kanë kërkuar rritje të pagave, gjithashtu kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen do të bojkotojnë mësimin,

Pedagogu Lush Susaj, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa tha se qeveria është treguar arrogante.

“Duke parë nivelin e arrogancës dhe moskokëçarjes nuk besoj se kjo do të jetë protesta e fundit. Ne po luftojmë ti kthejmë studentët në universitete dhe të mos na ikin me gomone. Po bëjmë gjithçka për shkollën dhe studentët. Po luftojmë për korrupsioni dhe nepotizmin kriminal që ka pushtuar universitetet”, tha ai.

Më herët#*

Në protestat e zhvilluara më herët, ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të bojkotojnë mësimin më datë 17.

Gjithashtu për këtë protestë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen para Universitetit të Arteve për të mbështetur studentë e pedagogë.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: