Myrto Uzuni është pa diskutim legjionari më në formë në qarkullim. “Bomberi” kuqezi dhuroi një paraqitje fantastike në sfidën e fundit në LaLiga2, ku ekipi i tij Granada “çmontoi” Gijon me rezultatin e thellë 5-0. Uzuni bëri gjithçka në këtë përballje, ishte njeriu i ndeshjes, duke dhuruar asist, por mbi të gjitha realizoi një “dopjetë”, dy gola fantastik.

Në minutën e 27-të, me kokë, Uzuni kaloi topin mbi portierin duke dyfishuar shifrat. Uzuni përsëriti veten me fillimin e pjesës së dytë, ku me një koordinim perfekt brenda në zonë realizoi një super gol që vijon të bëjë xhiron në mediat spanjolle.

Falë këtij dygolëshi, sulmuesi kuqezi vijon të udhëheq i vetëm listën e golashënuesve më të mirë në La Liga2 në kuotën e tetë golave. 8 gola dhe një asist në 10 ndeshje janë shifra që konfirmojnë sezonin e shkëlqyer të sulmuesi shqiptar.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb