Kukësi, përveç stadiumit të ri, tashmë ka edhe një aneks stërvitor me parametra bashkëkohorë, ku mund të stërvitet dhe luajë jo vetëm ekipi i parë, por edhe ato të grupmoshave të ndryshme.
Verilindorët e kanë vuajtur më shumë se kushdo tjetër nga skuadrat e Superligës pjesën e infrastrukturës, ku për një dekadë janë stërvitur në kryeqytet.
Tashmë Kukësi është një faktor në futbollin shqiptar dhe me investimet e fundit në infrastrukturë priten edhe rezultatet, minimalisht rikthimi në kupat e Evropës, por pse jo, kupa apo tituj.
(BalkanWeb)