Një shtetas ruso-izraelit është arrestuar duke kaluar kufirin mes Norvegjisë dhe Rusisë me dy drone dhe disa njësi për ruajtjen e të dhënave në makinën e tij.

Burri, tha policia, kishte qenë në Norvegji që nga 25 gushti me një vizë turistike dhe po kthehej në Rusi kur u ndalua.

Një gjykatë të premten vendosi se ai mund të ndalohej për një periudhë fillestare prej dy javësh.

“Ai kishte sasi të mëdha të dhënash, të cilat ne po i kalojmë tani,” tha avokatja e policisë Anja Mikkelsen Indbjoer.

Policia po kontrollon nëse dronët ishin fluturuar në zonat ku janë të ndaluara, tha ajo.
Megjithatë, ajo nuk pranoi të thoshte nëse policia e dyshonte njeriun për spiunazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: