Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar praninë e kolegëve të tij demokratë në seancën gjyqësore për çështjen ‘Babalja’.

Ai tha se prania e tyre nuk ishte për t’i bërë presion drejtësisë, por për të inkurajuar këto institucione.

“Për të gjithë ata që thonë se e quajnë presion pjesëmarrjen e deputeteve të opozitës nuk është presion, por inkurajim për drejtësinë.

S’ka asgjë tjetër opozita përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione, ashtu si ka ndodhur në këtë rast”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb