Dy këngëtarët e muzikës shqiptare Drilon dhe Beslira kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma e tyre u mbajt në Prizren, afërsisht me 300 të ftuar, nuk mungonin dhe fytyra publike. Në festë ishte dhe aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi. Ajo foli për Prive për miqësinë me çiftin teksa pati dhe një urim. Rrugës gjatë bisedës i rrëshqiti një informacion i ri. “Jetës nuk i dihet, jam shumë e lumtur”,- tha deputetja duke lënë në pikëpyetje nëse është a jo në një lidhje.

Para disa kohësh Adriana Matoshi ka folur dhe për ndarjen me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld. Ndarja e tyre është konfirmuar nga ky i fundit, i cili kishte dhënë një deklaratë dhe mes të tjerash tha se ruan respekt për Matoshin. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për herë të parë për ndarjen në një intervistë për ATV.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka theksuar se Keith i ka qëndruar pranë shumë gjatë operacionit, por edhe më përpara. “Jeta është kështu, duhet ta pranosh çdo gjë si rrjedh gjatë jetës. Është e vërtetë, Keith më ka ndenjur shumë afër gjatë operacionit, më ka shikuar shumë. Edhe kur kam qenë keq, edhe përpara kur kam qenë mirë. Jam falënderuese deri në qiell”, u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: