Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në Këshillin e Integrimit Europian, tha se për çështjen e integrimit të vendit në BE duhet të dëgjohet edhe zëri i opozitës.
Ai foli edhe mbi Amnistinë Fiskale ku tha se ekziston potenciali i sjelljes së parave të krimit në vend, tani që po afrohen edhe zgjedhjet lokale.
“Nuk mund ti kërkojmë europianëve të në zgjidhin problemet janë çështjet tona dhe ambasadorja tha duhet ti zgjidhim vetë.
Opozita i ka bërë aktet e saj, fjalët e mira për vetingun por ishte zgjatja e mandatit që u votua nga ne.
Historia vijon siç e dimë të gjithë ra marrëveshja politike dhe ju ndryshuar kushtetutën. Është thelbi i ço përplasje në politikë. Ajo që duhet të bëjmë duke dalë nga vetja, për të gjitha shinat ku duhet të ecim, ritmi me të cilin duhet të ecim është i rëndësishëm. Nuk është e rëndësishme të marrësh pjesë por të fitosh, e shqiptarët duhet të shkojnë një orë e më parë në Europë.
Për çështje të integrimit duhet dëgjuar proporcionalisht opozita.
Amnisti fiskale është shembulli i parë që i dhamë ambasadores. Nuk do të thotë thjeshtë disa para më tepër në parajsën fiskale por i gjithë potenciali kriminal që mund të importohet. I themi shqiptarëve shkelni ligjin se në Shqipëri pranojmë të sjellin potencialin kriminal dhe meqë vijnë zgjedhjet të shkallmojmë çdo filtër.
Doli para një javë një prej të akuzuarve nga burgu, për një nga çështjet më flagrante korruptive. Ky është realiteti”, tha ai.
(BalkanWeb)
