Barcelona e nisi shumë mirë sezonin në La Liga, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm. Gjithsesi, befas ekipi ra ndjeshëm.

Katalanasit zhgënjyen në Champions League dhe tashmë për t’u kualifikuar në fazën tjetër do u duhet një mrekulli. Klubi spanjoll mori vetëm 1 pikë ndaj Interit në 2 ndeshje, çka bën që situata të jetë mjaft e komplikuar. Sikur të mos mjaftonte kjo, dje Barcelona u mund në El Clasico nga Real Madrid, pastër, 3-1.

Një nga të etiketuarit si fajtor shihet trajneri Xavi dhe Fichajes.net shkruajnë se në korridoret e zyrave të Barçës po flitet për një të ardhme pa këtë trajner. Në tavolinë janë emra si të Tomas Tuchel, aktualisht pa skuadër që prej largimit nga Chelsea dhe argjentinasi Marcello Gallardo, ish teknik i River Plate.

T4

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb