Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me aferën e Inceneratorëve dhe thirrjen në SPAK të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të ministrave Engjëll Agaçi pak ditë më parë.

Analisti Fatos Lubonja, ka deklaruar se për sa kohë drejtësia nuk vendoset, edhe denoncimet e humbin vlerën e tyre.

Ai ka shtuar se atëherë kur ishte koha që opozita të mbronte qytetarët, referuar reformës në drejtësi, opozita ndihmoi që kryeministri Edi Rama të kapte drejtësinë.

“Dosja e letrat janë të kopsitura në kuptimin e argumenteve ligjore. Opozita thotë drejtësi, kanë bërë shumë akuza dhe ka mori akuzash që hidhen por hidhe në një thes të shpuar. Sepse poshtë thesi duhej të ishte i mbyllur nga drejtësia që mugon dhe akuzat bien poshtë. Kanë humbur edhe efektin e skandalit. Skandali shpërthen ka ndjeshmëri dhe dikush vepron e bëhet drejtësi. Përderisa nuk funksion drejtësia çfarë na duhen denoncimet.

Opozita nga e cila duhet të kishim më shumë mbrojtje, kur ishte koha për të mos e lejuar kapjen e drejtësisë nga Rama, e ndihmuan, të parët LSI. Tani është vonë. Erdogan ka thënë që ky është vëllai i vogël i tij, Demokracia është një tren që duhet ti zbresësh kur ke mbaruar punë me të. Rama ka mbaruar punë, ka zbritur nga ai tren”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb