Kanadaja po vendos sanksione të mëtejshme në lidhje me dezinformimin rus, raportoi Reuters.

Ministria e Jashtme kanadeze sqaroi se po vendos sanksione ndaj 34 individëve dhe një entiteti që thotë se janë bashkëpunëtorë në shpërndarjen e dezinformatave dhe propagandës ruse.

“Ndërsa numri i abuzimeve ruse të të drejtave të njeriut vazhdon të rritet, Kanadaja po merr masa për të kundërshtuar propagandën që përpiqet t’i justifikojë ato,” tha në një deklaratë Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb