Gonzalo Higuaín e mbylli karrierën e tij si futbollist profesionist në një natë të trishtë në New Jork, ku ekipi i tij, Inter Miami, u mund 3-0 dhe i tha lamtumirë luftës për titullin e MLS. Sulmuesi argjentinas kishte njoftuar se se do të tërhiqej në fund të kësaj fushate dhe momenti ka ardhur.
Higuaín ka qenë protagonist për skuadrën e tij në këtë periudhë dhe ishte një nga arsyet kryesore pse ata arritën në fazën finale. Në sezonin e tij të fundit, ai ka shënuar 16 gola në 29 ndeshje. Goditje të lira, gjuajtje nga distanca, goditjet klasike në zonë plot forcë treguan se pavarësisht viteve që kalojnë, 34 vjeçari nuk e ha humbur nuhatjen e golit.
Në moshën 34-vjeçare largohet pasi shkëlqeu në hapat e parë me River Plate, për të qenë më vonë brilant në Evropë. Nga Real Madridi te Napoli dhe më pas te Juventusi. “El Pipita” pati dy eksperienca të shkurtra te Chelsea dhe Milan.
Nga rekordet e tij, vlen të veçohen tre ligat e fituara me Real Madridin dhe tre të tjera me Juventusin. Megjithatë, peng do të mbetet mos-arritja e Champions League dhe dalja 3 herë nënkampion me Argjentinën, dy prej tyre në Copa América dhe një tjetër në Botërorin 2014 që përfundoi në finalen fatale kundër Gjermanisë.
El adiós de las canchas del Pipita Higuaín ?? … ¡gracias por tanto fútbol @G_Higuain! ? ? pic.twitter.com/tCNhrWdLRr
— MLS Español (@MLSes) October 18, 2022
(BalkanWeb)
