Aston Villa do të bëjë një përpjekje ambicioze për të bindur Mauricio Pochettino që të nënshkruajë me ta.

Trajneri aktual, Gerrard po përgatitet për ndeshjet kundër Fulham, në Craven Cottage të enjten mbrëma, dhe Brentford në Villa Park të dielën, që mund të vulosin fatin e tij në Birmignham

Edhe nëse Gerarrd i shpëton humbjes ndaj Fulhamit, mendohet se Aston Villa duhet të triumfojë ndaj Brentford, për t’i dhënë teknikut ndonjë shans për t’i “mbijetuar” shkarkimit – edhe pse edhe kjo mund të rezultojë të jetë një pezullim i ekzekutimit.

Telegraph Sport shlruan se Pochettino është trajneri i parë që klubi i Premier League do t’i drejtohet nëse Gerrard largohet, me bashkëpronarin Nassef Saëiris që pritet të drejtojë çdo negociatë.

Mauricio Pochetino është pa skuadër që prej largimit nga PSG dhe rikthimi në Premier League (Ka drejtuar Tottenham më parë) do ishte një mundësi e mirë për jetën e tij profesionale.

Hy

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb