Ambasadori amerikan Robert Wood, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara foli për dialogun Prishtinë-Beograd.

Ai theksoi se stabiliteti është i rëndësie thelbësore në Ballkanin Perëndimor dhe se kjo është edhe arsyeja përse ata inkurajojnë palët që të ulin tensionet dhe të shmangin retorikat nxitëse kundër njëra-tjetrës.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të punojnë me BE-në dhe SHBA-në dhe të shmangin tensionet për pllakat”, tha Wood në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më tej ai shtoi se nëpërmjet dialogut të BE, Serbia dhe Kosovë kanë nënshkruar disa marrëveshje, dhe se kanë zgjidhur çështjen e dokumenteve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb