Një portret i Angelina Jolie me shenjat e mastektomisë u shfaq këtë mëngjes në Piazza San Babila, në zemër të Milanos. ‘Love Yourself’ është vepra e re e artit në rrugë nga aleXsandro Palombo, artisti që i preu flokët Marge Simpson para kosullatës iraniane në Milano.

Këtë herë, rasti i muralit është Dita Botërore e Kancerit të Gjirit, qëllimi i festimit të forcës dhe guximit të grave dhe çmitizimi i plagëve të mastektomisë.

Nuk është hera e parë që Palombo merret me këtë çështje. Edhe në vitin 2015 ai kishte krijuar serinë e veprave të titulluar ‘Survivor’, në të cilën portretizonte heroinat e filmave vizatimorë si të mbijetuarat e kancerit të gjirit dhe me shenjat e mastektomisë, nga princeshat Disney si Borëbardha, Jasmina, Hirushja, Ariel, Aurora dhe Tiana, deri tek vetë Marge Simpson, e cila pasi u hoq nga konsullata iraniane, rikthehet në një version të ri me gishtin e mesit të ngritur.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb