Një politikan rus u ka kërkuar institucioneve shtetërore të ndalojnë përdorimin e aplikacionit të emsazheve WhatsApp, ndërsa vendi përpiqet të largohet nga teknologjia perëndimore.
Kompania e WhatsApp, Meta u shpall fajtore për “veprimtari ekstremiste” në Rusi në mars dhe më vonë iu shtua listës së “terroristëve dhe ekstremistëve” të agjencisë së monitorimit Rosfinmonitoring.
Rusia bllokoi Facebook-un dhe Instagramin në mars, duke kundërshtuar kufizimet në mediat ruse dhe disa postime të lejuara nga përdoruesit në Ukrainë.
I përdorur gjerësisht në mesin e rusëve, WhatsApp ka mbetur gjithmonë i disponueshëm, por Anton Gorelkin, nënkryetari i komisionit të parlamentit rus për politikën e informacionit, tha sot se ai personalisht do ta fshinte aplikacionin dhe rekomandoi një ndalim më të gjerë.
“Unë mendoj se është e nevojshme të vendoset një ndalim i plotë i përdorimit të WhatsApp për qëllime zyrtare nga punonjësit e shtetit dhe komunës ruse,” shkroi Gorelkin në Telegram, një mesazher alternativ që është shumë i popullarizuar në Rusi.
“Nëse është një alternativë ruse apo nga Dubai nuk ka rëndësi – gjëja kryesore është se ajo nuk i përket një kompanie që merr pjesë hapur në luftën e informacionit kundër vendit tonë dhe është përfshirë në listën e organizatave terroriste dhe ekstremiste.”
(BalkanWeb)