Sharon Stone së fundmi është bërë kumbare dhe nuk e fsheh gëzimin e saj, pasi shpeshherë përdor llogarinë e saj në Instagram për të ndarë foto nga koha që kalon me vogëlushin. Ndaj një nga postimet e saj më të fundit i kushtohet kësaj, teksa prezanton foshnjën në këmbë, një sukses që siç e sqaron me krenari në mbishkrim, është i saj: “Të mësoj kumbarin tim të ngrihet vetë!”.
Sharon Stone duket se e shijon veçanërisht shoqërinë e fëmijëve të vegjël, në fund të fundit, rrugëtimi i saj i mëmësisë ka qenë veçanërisht i vështirë, siç ka zbuluar së fundmi: “Ne, si gra, nuk kemi një komunitet për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga abortet”.
Aktorja 64-vjeçare, e cila tani ka tre djem, Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph, shtoi: “Nuk është e parëndësishme, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi të detyruar të ndihemi sikur duhet ta kalojmë atë. Vetëm dhe në heshtje, me një ndjenjë dështimi, ne marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin shumë të nevojshëm.”
(BalkanWeb)
