Objektivi i LSA është bërë i “pamëshirshëm” me deputetet në sallën e Kuvendit, duke hyrë direkt e në privatësinë e tyre më të afërt.
Nga fotot dallohet se me çfarë merren në Kuvend deputetet e zgjedhur nga populli gjatë seancave plenare. Kanë shumë punë virtualisht.
Erjon Braçe është shumë i dhënë pas Facebook-ut, së bashku me kolegun e tij Ulsi Manja. Petrit Vasili duket se po sheh një video gazmore, në të cilën dallohet një shpend, me gjasa papagall.
Arbjola Halimi po i tregon celularin e saj një prej sekretareve të Kuvendit. Nuk dallohet se çfarë ka në ekran, por në fletët e sekretares dallohen shumë zhgarravina dhe shënime, nga punimet e seancës mbase.
Por në sy bie Kastriot Islami, që ka hapur një lajm që së fundmi ka bërë bujë në mediat online. Modeli Alesio Alia ka deklaruar se ka kaluar një natë të nxehtë me një deputete të parlamentit shqiptar. Deputeti Kastriot Islami dhe kolegët e tij janë duke parë në iPad dhe duke lexuar lajmin mbi Alesion. Mbase janë duke vrarë mendjen se cila është deputetja, e kujt krahu politik, ose ndjejnë zili për modelin, ose kanë janë shprehur thjesht, ‘ky është thashethem!’.
(d.b/BalkanWeb)
