Karim Benzema fitoi për herë të parë në karrierë “Topin e Artë”, një sukses për të cilin festuan gjatë në Madrid, por me sa duket kanë festuar shumë edhe drejtuesit e ekipit të Lion.

The Sun zbulon një klauzolë interesante gjatë kohës kur Real Madrid siguroi kartonin e Benzemas nga ekipi i Lyon.

Në kontratën e firmosur në 2009 ekzistonte një klauzolë që detyronte Real Madrid të paguante 1 milion euro në rast se Benzema fitonte “Topin e Artë”.

Pas 13 vitesh, presidenti Perez shpërblen ekipin e Lyon me 1 mln euro për këtë sukses personal që arriti Benzema.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb