Lajm i mirë për Interin. Romelu Lukaku ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është gati për zikaltërit. Sulmuesi belg do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi për ndeshjen e mesjavës në Champions League, ku për nënkampionët e Italisë mjafton fitorja për të shkuar tutje.

Lukaku nuk luan prej muajsh dhe nuk është në 100% të formës, çka do të thotë se me shumë mundësi nuk do jetë titullar ndaj Viktoria Plzen, por mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

Rrr

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb