Në emisionin “Open” në “News24″, analisti Fatos Lubonja dhe zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho folën për ligjin për dosjet.

Gjatë bisedës në studio, Lubonja u shpreh se nuk ka pasur asnjë lloj verifikimi dhe se sipas tij kësaj çështjeje i është shtuar edhe problematika e lustracionit.

Nga ana e tij Agim Nesho nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama, ndërsa sa i përket ligjit të dosjeve tha se u bë një ligj i shpejtë vetë për të arritur një kompromis me një pjesë të opozitës.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Lubonja: E plotë dhe e vërtetë!? Sipas ligjit nuk është se e merr dhe personin, por e fshin. I persekutuari do të marrë dosjen e tij sepse është interes i ligjshëm,por kur e merr e merr me kufizim. Pra kur themi e plotë, është pak problematike. Ligji ka qenë i studiuar me gjermanët që të ketë një lloj balance në kuptimin e interesit. Janë shtuar dy gjëra, teza që ata që kanë pasur një lloj verifikimi, vihet në dyshim Komisioni i Bezhanit.  E dyta që është shtuar që është problematike është lustracioni.

Agim Nesho: Ky regjim që është sot nuk ka të bëjë me rregullimet ligjore apo shtetin e të drejtës  ligjore. Mendoj që këta nuk kanë hapur, ligji i 2015 kishte një dakordësi me faktorin ndërkombëtar, këta bënë një ligj të shpejtë kundër interesave të çdo qytetari. Këta për të arritur në kompromis me një pjesë të opozitës, mendoj nëse ligji përcakton në mënyrë të drejtë për drejtë dhe jo të lërë abuzime, i jep kompetenca Autoritetit të Dosjeve dhe e vë në një rol të caktuar. Nëse është i kapur nga shteti siç është sot, e ndalon informacionin e duhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb