Tjetër aksident me vdekje në rrugët e Lushnjes.

Një 50-vjeçare duke drejtuar motoçikletën ka gjetur vdekjen në rrugën rurale Krutje-Bubullimë.

Afërdita Rasti 50 vjeçe, banuese në Kallm të Fierit, udhëtonte pa kaskë mbrojtëse ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor prej betoni në anë të rrugës.

Për pasojë të plagëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

50-vjeçarja u transportua drejt morgut të spitalit të Lushnjes ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: