Analisti Artur Zheji ka deklaruar se SPAK duhet të nisë punën me krimin e administratës, të zyrtarëve siç i quajti ai me kostum e kollare, pasi sipas tij, është pandëshkueshmëria e këtyre krimeve që i jep kurajë krimit të rrugës.

Në emisionin “Pikat mbi i” në News24, Zheji u shpreh se fakti që nga SPAK nuk vijnë lajme madhore, do të thotë se ka zënë vend presioni apo blerja.

Rastin e lirimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Zheji e komentoi si presion indirekt që gjykata i bëri Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit e krimit të Organizuar.

“SPAK zgjidhje in extremis. SPAK thotë po hetojmë ngjarje të rënda mafioze. Nuk dimë nëse peshkorja anon nga krimi mafioz apo krimi me kostum e kollare i administratës pavarësisht ngjyrës. Duhet nisur nga administrata dhe krimi shtetëror. Është krim i pandëshkuar që i jep kurajo krimit të rrugës. Situatë pandëshkueshmërie. Siç thotë edhe vetë Kraja e Yuri Kim, nuk vijnë më lajme nga SPAK. Ka shumë pas ose aspak informacion. Kur nuk flet drejtësia flet kërcënimi presioni e blerja.

Fakti që ishte guximi të lirohet Alqi Bllako shumë rëndë i akuzuar për korrupsion madhor, dhe SPAK detyrohet të merret me një gjë kaq të vogël, është presion indirekt që gjykata i bëri SPAK-ut.

Rastet e padukshme janë ata që e ndryshëm SPAK në një qoshe”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: