Tedi Blushi publikon videon me mbetjet urbane: Ndodhen pranë Mozaikut të Tiranës. Më keq se landfill

Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, Tedi Blushi thekson se situata në Tiranë është skandaloze dhe se kryeqyteti është i rrethuar nga plehrat. Blushi shprehet se pamjet tregojnë gjendjen skandaloze me mbetjet urbane, pranë Mozaikut të Tiranës.

Statusi:

Kjo është Tirana e vërtetë brenda lagjeve. Më keq se landfill. Situata skandaloze me mbetjet urbane është pikërisht pranë Mozaikut të Tiranës, të vetmit monument arkeologjik brenda qytetit. Me largimin e Erion Veliaj, Tirana jo vetëm do të marrë frymë lirisht por do të pastrohet përfundimisht nga plehrat!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: