Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, Bob Menendez është subjekt i një hetimi penal federal.
NBC News raporton se Menendez mësoi sot, për hetimin, por jo shtrirjen e tij.
“Senatori dhe zyra e tij do të ofrojnë çdo ndihmë nëse kërkohet,” tha një ndihmës i senatorit.
Kujtojmë se në vitin 2015, Menendez u ndoq penalisht nga drejtësia federale për korrupsion. Arsyeja ishte pranimi i paligjshëm i objekteve të ofruara nga Salomon Melgen, një okulist nga Florida.

(BalkanWeb)
