Qyteti i Wuhanit, i cili regjistroi rastet e para të Covid-it në botë ka përfunduar sërish në izolim tre vite pasi u bë epiqendra e virusit që preku thuajse gjithë globin.

Wuhan, qyteti i shpërthimit të parë të COVID-19 në botë në fund të vitit 2019, raportoi deri në 25 infeksione të reja çdo ditë javën e fundit, duke bërë që autoritetet lokale të urdhërojnë më shumë se 800,000 njerëz të qëndrojnë në shtëpi deri të dielën.

Wuhan gjithashtu pezulloi shitjen e mishit të derrit në pjesë të qytetit, sipas postimeve në rrjetet sociale, pasi u raportua një rast Covid që autoritetet thanë se ishte i lidhur me zinxhirin lokal të furnizimit të derrit.

Qytetet kineze nga Wuhan në Xining në veriperëndim të Kinës po dyfishojnë masat kundër Covid-19, duke mbyllur ndërtesat dhe duke karantinuar miliona njerëz për të parandaluar përhapjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: