Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” ka ndodhur një konflikt mes dy fqinjëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.

Paraprakisht mësohet se i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb