Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar ditën e sotme në llogarinë e tyre zyrtare n Twitter se mbi 69,000 ushtarë rusë janë vrarë në fushëbetejë që nga fillimi i konfliktit të armatosur.

Në bilancin e postuar ministria ukrainase shtoi se gjithsej 2,640 tanke ruse janë shkatërruar së bashku me shumë armatime dhe mjete luftarake të tjera si aeroplanë, hellikopterë dhe anije luftarake.

Njoftimi i ushtrisë ukrainase vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se mendon shpesh për trupat e rëna në fushëbetejë, ndërsa shtoi se kjo ishte e vetmja zgjidhje që i kishte mbetur Rusisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: