Megan Fox i kërkon Machine Gun Kelly-t një fëmijë, duke komentuar një sërë fotosh të postuara nga i dashuri i saj në Instagram, ku ajo tregon pamjen e saj fetish, me një bluzë korse transparente, pas Gala-së Time 100 Next më 25 tetor. “Askush me këtë strukturë kockore më të mirë se e jotja nuk ka ecur në këtë tokë. E bukur, jashtëzakonisht e bukur. (…) Më vrit ose më lër shtatzënë. Këto janë të vetmet opsione…”, ka shkruar aktorja 36-vjeçare.
Megan dhe MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, 32 vjeç, morën pjesë mbrëmë në ngjarjen New York Time 100 Next Gala, që synonte të festonte anëtarët e listës vjetore të personaliteteve më me ndikim në botën e biznesit, argëtimit, sportit, politikës, shëndetit, shkencës, aktivizimin dhe shumë më tepër.
Në Gala çifti u dallua për pamjen e tyre ekstravagante dhe provokuese. Aktorja kishte veshur një fustan të mrekullueshëm me nuanca ari-portokalli, si ngjyra e flokëve të saj dhe një të çarë marramendëse, në stilin perfekt Jessica Rabbit të përzier me Morticia Addms. Reperi u shfaq me doreza të gjata lateksi dhe pantallona të zeza vinyl të gjera, me një korse të ndritshme që tregonte tatuazhet e tij në bustin e tij, në stilin BDSM.
Të dy u takuan në fillim të vitit 2020 gjatë xhirimeve të filmit të tyre, “Midnight in the Switchgrass”. Më pas, çifti u pa bashkë gjatë ndarjes së Megan nga bashkëshorti i saj Brian Austin Green, me të cilin ajo ishte e martuar për më shumë se 10 vjet.
Ylli i “Transformers” zbuloi fillimisht lidhjen e saj me MGK duke u shfaqur në një video muzikore të xhiruar në shtëpinë e kantautorit nga Teksasi në maj 2020 për këngën e saj “Bloody Valentine” dhe historia e tyre e dashurisë u bë publike menjëherë pas kësaj, në Instagram.
Reperi i “My Ex’s Best Friend” ka një vajzë, Casie, 13 vjeç, me ish-en e tij, Emma Cannon, ndërsa Megan është nënë e tre djemve – Noah, 10, Bodhi, 8 dhe Journey, 6 vjeç me Brian Austin Green.
Pikërisht për tre fëmijët e saj, pak ditë më parë një përdorues komentoi me ironi të mprehtë një foto të Meganit ku ajo shfaqet në një pozë super seksi, duke shkruar: “Ku janë fëmijët e tu?”. Ajo u përgjigj menjëherë me po aq ironi: “Prit, prit, prit… a kam fëmijë? O Zot, e dija që harrova diçka!! Shpejt, dikush thërret shërbëtorin në hotelin Beverly Hills. Ky është vendi i fundit ku më kujtohet se i kam parë. Ndoshta dikush i ka kthyer tek objektet e humbura”.
Historia e dashurisë mes Meganit dhe MGK nuk është sigurisht më “tradicionalja”. Në janar 2022, reperi i kërkoi dorën yllit amerikan seks-simbolit të Hollivudit, pas një viti e gjysmë nga fillimi i lidhjes së tyre, me një propozim romantik martese që u bë nën një pemë në një kopsht të bukur të Spa Botánico në plazhin Ritz-Carlton Dorado në Puerto Riko, vendi ku të dy u takuan dhe u dashuruan në vitin 2020. “Në korrik 2020 u ulëm nën këtë pemë”, shkroi Megan Fox duke publikuar videon e propozimit për martesë: Ne kërkuam magji, ishim të pavëmendshëm për dhimbjen që do të kalonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër dhe të vrullshme kohore. Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por të dehur nga dashuria. Dhe karma kthehet. Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kaluan ferrin së bashku dhe qeshën më shumë seç e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të. Ashtu si në çdo jetë më parë, dhe si në çdo jetë që do të vijojë, unë thashë po. .. dhe pastaj i kemi pirë gjakun njëri-tjetrit…”.
Përpara dasmës, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly zbuluan një detaj mjaft të veçantë të marrëdhënies së tyre në prill. Të dy, të cilët janë të lidhur prej gati dy vitesh, janë mësuar të pinë gjakun e njëri-tjetrit. “Unë imagjinoj se pirja e gjakut të njëri-tjetrit mund të mashtrojë mendimin e njerëzve, ata mund të na imagjinojnë me gota të stilit “Game of Thrones” në dorë – shpjegoi ai -. Ato janë vetëm disa pika në realitet”.
“Por kjo nuk është veçoria e vetme e çiftit. Fox është e bindur se ka kontribuar disi në “krijimin” e Machine Gun Kelly, katër vjet më i ri se ajo.
